Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia regjistron mbi 14 mijë raste të reja me Covid-19

Ministria e shëndetësisë në Itali ka raportuar të dhënat ditore nga Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 14.218 raste të reja me koronavirus në 270.507 tamponë të realizuar.

Ditën e enjte ishin 13.659 raste të reja por ishin edhe më pak tamponë të kryer.

Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 377, ndërkohë që një ditë më parë ishin 422 viktima.

Sipas të dhënave vihet re një ulje e personave të shtuar në spitale si në terapitë intensive ashtu edhe në repartet e tjera.

Në total personat e infektuar me Covid-19 janë 429.118, nga të cilët 407.401 janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa 19.575 ndodhen të shtuar në spitale.

Postime të ngjashme

Vaksina ruse ‘Sputnik V’, problemi më i ri i Italisë

D V

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

D V

Erdogan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zjarreve pyjore

D V

Zjarre në Itali, Spanjë dhe Turqi

D V

Ekspertët në SHBA rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

D V

Në SHBA rekomandohet vaksinimi kundër COVID-19 i grave shtatzëna

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...