Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia regjistron mbi 4,000 raste me koronavirus për herë të parë nga prilli

Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njëherësh herën e parë që ky shtet ka raportuar mbi 4,000 raste të reja për një ditë, prej mesit të muajit prill.

Të enjten është raportuar edhe për 22 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Italia është shteti i dytë për nga numri i viktimave me koronavirus në kontinentin evropian.

Deri më tani autoritetet italiane kanë regjistruar, 36,083 viktima me këtë virus.

Falë një prej izolimeve më të rrepta në gjithë botën, Qeveria italiane ka arritur ta kontrollojë pandeminë gjatë muajve të verës, mirëpo numri i infektimeve të reja tani janë duke u rritur me shpejtësi.

Megjithatë ky vend ende është duke raportuar numër më të vogël të të infektuarve në krahasim me Francën, Spanjën dhe Britaninë.

Hera e fundit kur Italia ka regjistruar më shumë se 4,000 raste në ditë ka qenë 12 prilli, me 4,092 raste të infektimit.

Po atë ditë, autoritetet kishin raportuar për 431 persona të vdekur me këtë virus.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...