Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia rikthen “ngjyrat”, hiqet izolimi kombëtar

Italia heq izolimin kombëtar dhe rikthen “ngjyrat”. Duke nisur nga kjo e martë lufta ndaj pandemisë koronavirus do të zhvillohet me kufizime rajonale, në bazë të nivelit të përhapjes për 100 mijë banorë.

Zonë e Kuqe, ku masa e izolimit do të vijojë të mbesë në fuqi, janë përcaktuar 9 rajone italiane.  

Megjithatë Lombardia ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të shifrave ditore dhe mund të ketë një lehtësim kufizimesh duke nisur nga 12 prilli. Nga masat e fundit kanë përfituar 3 rajone, që kaluan nga ngjyra e kuqe në atë portokalli.

Në ndihmë ka ardhur edhe procesi i vaksinimit. Në Venecia po përdoren edhe metoda kreative në sajtet turistike, ndërsa vaporët janë kthyer në qëndra të lëvizshme imunizimi.

“Është një ditë e rëndësishme për qytetarët mbi 80 vjeç, të cilët mund të shohin një të ardhme. Këtu do të vaksinojmë njerëz që kanë probleme me lëvizjen. Në mënyrë që të ofrojmë këtë shërbim, rajoni I Venetos pajisi një vapor për t’iu dhënë mundësinë këtyre qytetarëve që të marrin vaksinën.”, u shpreh Edgardo Contato, zyrtar shëndetësor në Venecia.

Ndërkohë, në të gjithë territorin e Italisë do të mbesë në fuqi rregulli I karantinës 5 ditore për ata që hyjnë nga jashtë./a2

Postime të ngjashme

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë

Bekim Laçi

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Bekim Laçi

Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

Bekim Laçi

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Bekim Laçi

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bekim Laçi

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...