Italia rrezikon të përballet me krizë qeveritare të enjten, pasi që mbledhja e kabinetit qeveritar mund të shfaqë krisjen Brenda koalicionit të brishtë në pushtet.
Kriza mund të godasë shtetin që është duke u munduar të kontrollojë valën e re të Covid-19, që ka marrë jetët e 80 mijë personave dhe ka shtyrë vendin drejt recesionit dramatic, transmeton portali arbresh.info
Kabineti takohet të enjten vonë për të miratuar planin e rimëkëmbjes ekonomike, e cila përfshin shpenzime për më shumë se 200 miliardë euro (mbi 243 miliardë dollarë) në hua dhe grante të caktuara nga BE për të ndihmuar vendet e goditura rëndë nga pandemia.