Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Italia vaksinoi mbi 151 mijë persona kundër Covid-19

Gjithsej 151.606 persona në Itali janë vaksinuar kundër coronavirusit të ri (COVID-19) që kur filluan vaksinimet më 27 dhjetor, njoftuan zyrtarë nga kryeministria italiane.

Nga të vaksinuarit, 134.255 janë personel mjekësor, 8.771 persona të moshuar dhe 8.580 profesionistë të tjerë.

Nga kryeministria shtuan se Italia ka marrë 479.700 doza vaksinash që nga 27 dhjetori dhe ka përdorur 31,6 për qind prej tyre deri më tani.

Rajoni ku janë kryer shumica e vaksinimeve është Lazio, që përfshin kryeqytetin Romë, transmeton Anadolu Agency.

Numri i përgjithshëm i vaksinimeve në Lazio është 28.134, ndërsa më pas vijnë rajonet Toskana dhe Veneto.

Në Lombardi, ku u regjistrua numri më i lartë i rasteve të vdekjes nga COVID-19 me gjithsej 25.344 viktima, janë vaksinuar vetëm 6.973 persona.

Fakti që Lombardia dhe rajone të tjera mbeten prapa në vaksinimin ka qenë një çështje debati në vend.

Italia pret të marrë edhe 470.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Të paktën 75.680 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Itali, ndërsa gjithsej 2.166.244 janë infektuar, sipas shifrave të përpiluara nga universiteti amerikan “Johns Hopkins”, duke e bërë Italinë një nga vendet më të goditura në të gjithë botën.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...