ITSHKSH dhe Akademia e studimeve albanologjike, me një strategji të re bashkëpunimi

Shkup, 30 shtator – Sot në ITSHKSH u realizua një takim pune me përfaqësuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike nga Tirana, udhëhequr nga drejtorët dr. Skender Asani dhe Dr. Luan Përzhita. Ky takim pune u realizua në kuadër të bashkëpunimit institucional, i cili tash e tutje do të vendoset në korniza të mirëfillta të aktiviteteve e projekteve që do të realizohen në periudhën e ardhshme. Për këtë qëllim do të nënshkruhet edhe një memorandumi në mes të ITSHKSH, Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në takim u konstatua se bashkëpunimi shkencor brendashqiptar duhet të zhvillohet në kuadër të institucioneve, e jo në mes të individëve e klaneve të ndryshmen me ç’rast do të formohen grupe punuese të cilët do të përgatisin strategjinë e bashkëpunimit.

Prof.dr. Skender Asani i njoftoi kolegët nga Tirana me profilin dhe strukturën organizative e shkencore të ITSHKSH – së, duke potencuar me këtë rast se studimet albanologjike kanë nevojë për një trajtim më serioz, për arsye se në të kaluarën ka pasur tendenca që të deformohet e kaluara e shqiptarëve. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ITSHKSH ka hapur disa qendra hulumtuese-muzeale, të cilat do të merren kryesisht me trashëgiminë materiale-kulturore të shqiptarëve.

ITSHKSH dhe Akademia e Studimeve Albanologjike do t’i koordinojnë aktivitetet në organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore si dhe do të bashkëpunojnë në fushën e botimeve, duke i dhënë përparësi me këtë rast edhe paraqitjes së autorëve të të dyja qendrave albanologjike në revistat ekzistuese shkencore që i kanë ato.

Related posts

Mësimet e çmendura dhe të pashpjegueshme të dashurisë që na mësojnë klasikët e mëdhenj

D V

Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”

D V

Reagimi i Istrefit pasi ”Vera Andrron Detin” nuk e fitoi çmimin kryesor në Venecia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More