ITSHKSH-ja vazhdon të mbetet në fokusin e vëmendjes amerikane VAZHDON TË MBETET NË FOKUSIN E VËMENDJES AMERIKANE

nga D V

Shkup, 19 gusht – Drejtori ITSHKSH-së, Skender Asani, priti sot këshilltarin për çështje politike dhe ekonomike të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Dejvid Majers . Veprimtaria shkencore e hulumtuese e Institutit, përfshirë edhe konferencat shkencore si dhe botimet e shumta, ishin temat kryesore të cilat drejtori Asani i shpalosi para diplomatit amerikan, duke e siguruar atë se ITSHKSH-ja vazhdon të promovojë kulturën e dijes, me të gjitha premisat e metodologjive të avancuara shkencore. Dalja në tregun e gjerë të konkurrencës si dhe thellimi i bashkëpunimit vendor e rajonal, sipas drejtorit Asani, janë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet identiteti i punës shkencore-hulumtuese i ITSHKSH-së.

Diplomati amerikan, Dejvid Majers, gjatë takimit ka shprehur interesim për punën e gjithëmbarshme të ITSHKSH-së, dhe me këtë rast ai ka mbështetur kursin drejtues të drejtorit Asani, duke e përgëzuar atë për këmbëngultësinë në avancimin e kauzave shkencore e civilizuese përmes ITSHKSH-së, veprimtaria e të cilit, siç tha ai, vazhdon të mbetet në fokusin e Ambasadës amerikane në Shkup.

ITSHKSH

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More