Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ITSHKSH, me strategji për edukimin mbi Holokaustin

Tiranë, 29 tetor, zhurnal.mk– Forumi i Ballkanit kundër Antisemitizmit u zhvillua të mërkurën online në Tiranë, në kushtet e pandemisë COVID-19. Ai është i pari forum i këtij lloji dhe në mënyrë simbolike Shqipëria ishte mikpritësja e tij, në nderim të rolit të saj në strehimin dhe mbrojtjen e pashembullt të hebrenjve, të përndjekur nga nazistët në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Tanimë është njohur dhe gjithëpranuar që Shqipëria është i vetmi vend ku asnjë hebre as u vra, as nuk iu dorëzua nazistëve.

“Qëllimi i Forumit është krijimi i një fronti të bashkuar në Ballkan për të punuar së bashku që antisemitizmi të zhduket nga ligjërimi dhe të mundësohet një shoqëri më e mirë dhe më tolerante për brezat e ardhshëm”, theksuan organizatoret e ForUMIT Parlamenti i Shqipërisë , Lëvizja Kundër Antisemitizmit dhe Agjencia për Hebrenjtë e Izraelit.

Në Forumin e parë të Ballkanit për antisemitizmin morën pjesë kryetarët e parlamenteve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Izraelit si edhe autoritete nga Izraeli dhe SHBA.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ftuari kryesor në këtë forum vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore “Është me vend që ky forum të zhvillohet në Shqipëri, një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara. Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe për tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar Antisemitizmin,” theksoi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Ai bëri thirrje që të gjithë “të ngrenë zërin kundër antisemitizmit, ne kemi përgjegjësinë për t’i shkatërruar përpjekjet antisemitiste”.

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve dhe se së shpejti në Vlorë do të ketë një muze në nderim të tyre. “Në Vlorë ishin një numër i madh hebrenjsh në mes të shekullit XV dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi i njoftoi panelistët tjerë mbi angazhimet e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër stereotipave dhe paragjykimeve, duke pranuar dhe miratuar dokumentet dedikuar për Holokaustin dhe në vitet e kaluara punoi me përkushtim në promovimin e kësaj teme në të gjitha fushat. Në mars të vitit 2018, tha Xhaferi, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Deklaratën me rastin e 75-vjetorit të deportimit të hebrenjve nga Maqedonia me çka në fakt e miratoi përkufizimin e punës të Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit për Luftën Kundër Antisemitizmit (IHRA).

“Edukimi për Holokaustin është njëra nga punët kryesore që duhet njeriu ta përvetësojë prej moshës më të hershme, me qëllim që të ngrihet vetëdija te ai dhe te gjithë shoqëria në drejtim të krijimit të vlerave të respektimit të dallimeve ndërmjet njerëzve, a me qëllim të ndërtimit të një shoqërie humane dhe të barabartë. Në këtë kontekst, Republika e Maqedonisë së Veriut i inkurajon të gjitha aktivitetet në lidhje edhe me edukimin rreth Holokaustit, dhe në këto suaza, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të
Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapi Departamentin për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, ku zhvillohet mësim gjithëpërfshirës mbi holokaustin, për mundësinë e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fuqisë, si edhe për rolin dhe përgjegjësinë e individëve, organizatave dhe kombeve në rastet e shkeljes së të drejtave njerëzore. Kjo njëherazi kontribuon edhe në ngritjen e vetëdijes në drejtim të mundësive për shfaqjen e gjenocidit në botën bashkëkohore. Departamenti në fjalë, është në fakt i pari i këtij lloji në shtet dhe në rajon, që për ne paraqet krenari dhe kënaqësi.

Krahas trajnimeve për arsimtarë dhe edukatorë në bashkëpunim me Jad Vashem nga Izraeli, Departamenti e përpilon e dhe Strategjinë për edukimin mbi holokaustin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kontributin e ekspertëve, edukatorëve dhe institucione botërore me renome të cilat e trajtojnë këtë tematikë”, tha Xhaferi.
Talat Xhaferi në vazhdim vuri në dukje rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (International Holocaust Remembrance Alliance – IHRA), organizatë e cila në vitin 2019 i ndau Maqedonisë së Veriut mirënjohje për angazhimet e mëdha që i bëri në të gjitha fushat, sidomos në fushën e arsimit dhe me këtë e ngriti statusin e vet prej shtetit mbikëqyrës, në shtet anëtar shoqërues i IHRA-s, status i cili është vetëm një hap para fitimit të anëtarësimit të plotfuqishëm.

“Në Konferencën e IHRA-s në Luksemburg, shteti u obligua ti përkthejë Rekomandimet për ligjërimin dhe mësimin mbi Holokaustin si dokument i rëndësishëm strategjik dhe të njëjtat ishin përkthyer në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe, nga ana e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve që mandej të shpërndahen edhe prej tyre dhe ekspertëve që merrnin pjesë në projekt. Në qershor të vitit 2020, në bashkë-organizim të shtetit tonë, respektivisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Jad Vashem, për herë të parë u realizua Vebinari edukativ për viktimat dhe heronjtë e holokaustit. Nuk mundem e mos e përmend edhe aktivitetin tonë në fushën e botimeve, ku ishin
përkthyer një numër i madh i memoareve të qytetarëve tanë dhe të njëjtat sot janë në dispozicion në sistemin arsimor me qëllim të njoftimit të gjeneratave të reja me tragjeditë reale jetësore si pasojë pikërisht e mbylljes së syve para antisemitizmit, dhe si analogji, para çdo lloji të gjenocidit, shkeljes së të drejtave njerëzore, diskriminimit fjalës së urrejtjes, ksenofobisë, racizmit. Krahas kësaj, ishte promovuar edhe Përmbledhja e dokumenteve “Legjislacioni bazik i antisemitizmit në Mbretërinë Bullgare”, nga autorët e respektuar Skender Asani, Nora Maliqi dhe Vllado Popovski, që është një bazë e mirë e sqarimit të çështjes hebraike në Ballkan”, nënvizoi kryterai i Parlmenti të Maqedonisë së Vereiut, Talat Xhaferi.

Në Forumin Ballkanit kundër Antisemitizmit mori pjesë edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai e cilësoi në forum “një të vërtetë të turpshme dhe të trishtuar që në vitin 2020, 74 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, mjaft hebrenj në Europë nuk mund të jetojnë të lirë dhe të pashqetësuar.

“Kjo tregon se kurrë nuk duhet të pushojmë, kurrë nuk duhet të ndalojmë, kurrë nuk duhet t’i lejojmë vetes të mendojmë se historia që ndodhi mbi 75 vjet më parë nuk mund të përsëritet” theksoi David Sassoli.

Kujtojmë që Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten (22 tetor) projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizimin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, duke u bërë vendi i dytë në Ballkan, pas Kosovës që e miraton atë.

Postime të ngjashme

Carovska: Shkollat profesionale me profile të hapura sipas nevojave të tregut të punës

D J

Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

D J

Trajanov: Të gjithë të cilët do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen

D J

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

B M

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...