Shkup, 26 janar, Zhurnal.mk – Rreth gjashtë milionë njerëz u vranë në Holokaust në luftën e dytë botërore, në përpjekjen sistematike naziste për të zhdukur hebrenjtë.
Për të përkujtuar një ndër ngjarjet më të tmerrshme që i ka ndodhur njerëzimit, ITSHKSH promovoi librin “Familja Altarac, Fëmija e humbur, rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, që rrëfen historinë e një familjeje
“Historia e Shelës si një fëmijë i braktisu, që vjen në këltë libër, e cila kishte humbur gjithë anëtarët e famijes së saj, dhe e ngelur e vetme gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, deri në emigrimin e saj në Izrael, është testament i gjallë i një kujtese njerëzore që na bën më koshient për pasojat e ngjarjeve tragjike në jetën e njerëzve”, u shpreh ITShKSh-së, drejtori i Skender Asani.
Holokausti nuk duhet të harrohet, por duhet të shërbejë si mësim për ne dhe veçanërisht për gjeneratat e reja, që të tilla ngjarje të mos përsëriten asnjëherë, thanë të pranishmit në këtë evenment.