Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ITSHKSH viziton dhe uron kishën katolike në Shkup me rastin e Krishtilindjes

Shkup, 24 dhjetor – Një delegacion i ITSHKSH-së në Shkup sot vizitoi selinë e Kishës Katolike në Shkup, me ç’rast drejtori, Dr. Skender Asani, ia uroi Krishtlindjen Don Pavo Shekerija, dekan në Kishën Katolike.

Dr. Asani e njoftoi shkurtimisht nikoqirin Don Pavo mbi punën që po bën ITSHKSH në planin hulumtues e shkencor, sidomos në thellimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërfetar e ndërkulturor në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Si kurorë e këtyre përpjekjeve në vitin që po lëmë pas ishin aktivitetet që lidheshin me jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, si dhe shënimi i datave e festave të rëndësishme, përfshirë edhe manifestimet që afirmojnë vlerat humane e shpirtërore të popujve tanë.

Nga ana e tij, Don Pavo Shekerija, shprehu mirënjohjen e tij për këtë vizitë të ITSHKSH-së dhe i bëri një restrospektivë ngjarjeve që lidhen me festën e Krishtlindjes. Ai potencoi se njerëzimi po kalon në sfida të ndryshme, andaj fryma hyjnore e Jezu Krishtit është ajo që shton më shumë paqe e ngrohtësi tek njerëzit.

Drejtori i ITSHKSH-së është ftuar që të jetë i pranishëm në meshën kryesore që organizohet sonte me rastin e festës së Krishtlindjes, ku do të jetë prezent edhe Presidenti Pendarovski dhe personalitete të shquara nga jeta publike e vendit.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...