Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti iu ka ofruar materiale pornografike disa të miturve.
Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e hënë.
“Më 10.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, viktimave meshkuj kosovarë u ka dërguar SMS me përmbajtje shqetësuese”, njofton Policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.