Ivana Knoll u shfaq në Volksparkstadion në Hamburg.
Tifozja më e famshme kroate është shfaqur me geta të kuqe, të kombinuar me një triko të shkurtër bardh e kuq.
Ajo arriti në Gjermani pak para nisjes së Kampionatit Evropian, gjersa ndau detaje nga akomodimi në Berlin.
“Kam paguar 650 euro për një natë, dhe çmimi përfshin: dhomë të vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video.
Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022.
Për të pati shkrime të ndryshme në tabloidet ndërkombëtare, duke u komentuar më shumë për paraqitjet.