Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ivanka Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden

Zhurnal Ads

Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se vajza e Donald Trump donte të merrte pjesë në inagurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht lajmeve  që qarkulluan, Ivanka Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden në 20 Janar. “Ivanka nuk pritet të marrë pjesë në inaugurim dhe as nuk u prit ndonjëherë,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi vjen një javë pasi një turmë e dhunshme e mbështetësve të Donald Trump zbriti në Capitol Hill duke hyrë në ambjentet e brendshme të senatit.

Pesë persona humbën jetën si rezultat i dhunës së kryer atë ditë. Ndërsa babai i saj është dënuar gjerësisht për nxitjen e dhunës në Capitol, 39 vjeçarja gjithashtu është kritikuar për një postim në Twitter, që më pas u fshi, në të cilin ajo e quajti grupin “Patriotë Amerikanë”. 

Pasi ajo fshiu postimin, ajo shkroi: “Protesta paqësore është patriotike. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet në termat më të fortë“.

Vetë Donald Trump ka deklaruar se do ta bojkojtojë ceremoninë e betimit të Joe Biden.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Stuhi bore në SHBA, aeroplani rrëshqet nga pista

S.B.

Princi i Arabisë saudite në fushatë të re terrori anti-korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë

T E

Kirgistan, ish-presidenti i liruar nga burgu kërkon dorëheqjen e presidentit Jeenbekov

admin

Nigeri, 13 të vdekur nga përplasja e dy autobusëve

S.B.

EUROSTAT: Bullgaria është shteti më i varfër në BE

Z H

Shteti australian i Viktorias zyrtarisht nuk ka asnjë të infektuar nga koronavirusi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...