Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ivanka Trump thyen rekordin e Obamës, mbledh miliona dollarë për fushatën e babait të saj

Këshilltarja dhe vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka Trump ka thyer rekordin e mbledhjes së të ardhurave për rizgjedhjen e babait të saj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimit të mediave, Ivanka mësohet se ka mbledhur 35 milionë dollarë kontribute në fushatë brenda një dite, duke thyer rekordin e mbajtur nga ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

39-vjeçarja mblodhi 13 milionë dollarë gjatë tre ngjarjeve për mbledhjen e fondeve në Kaliforni dhe një në Detroit gjatë javës së fundit të tetorit, duke çuar në Ditën e Zgjedhjeve. Që nga 25 tetori, Ivanka ka qenë ylli i 11 ngjarjeve, nga 32 në total, disa prej të cilave kanë qenë për mbledhje fondesh.

“Donatorët tanë u entuziazmuan kur dëgjuan drejtpërdrejt nga Ivanka Trump për politikat që babai i saj ka dhënë dhe vizionin e tij për katër vitet e ardhshme,” tha Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel për mediat amerikane.

Fushata e Trump është fokusuar fort te Ivanka për të synuar mbështetjen fëmërore. Puna e Ivana për mbledhjen e fondeve ka qenë një ndihmë e madhe për fushatën Trump, e cila ka mbetur prapa nga ajo e kundërshtarit Joe Biden.

Regjistrimet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve treguan se Biden përfundoi shtatorin me 177.3 milionë dollarë para në arkë të fushatës së tij, ndërsa Presidenti Trump kishte vetëm 63.1 milionë dollarë.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...