Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ivanov kërkon informacione nga Antikorrupsioni për lëndët e hapura ndaj tij

Shkup, 18 dhjetor, zhurnal.mk – Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, sot ka dorëzuar kërkesë me shkrim për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.

Ivanov kërkon që të informohet për gjendjen dhe statusin e lëndëve të hapura nga KSHPK, ndaj tij, të cilat kanë të bëjnë me avancimet e gjeneralëve në kohën e zgjedhjeve dhe rritjen e pasurisë së Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këto lëndë, siç thonë nga kabineti i ish-presidentit, edhe përkundër 20 muajve të kaluar, nuk është marrë asgjë në pajtim me afatet ligjore.

“Në vend që të veproni në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe në pajtim me Rregulloren për punën e KSHPK-së, qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm ka qenë ta rrënoni personalitetin, nderin dhe imazhin tim”, thotë Ivanov në kërkesën e tij.

Postime të ngjashme

Moti sot

D J

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...