Ivanovska: Korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz në Maqedoni

Shkup, 9 korrik  – Raporti i Departamentit të Shtetit, i cili vë në dukje se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problem serioz është vërtetim për përvojën me të cilën përballen edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

 

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, shton se politika edhe më tej ndikon në punësimet që rezulton me njerëz të gabuar në vende kyçe në aparatin shtetëror, por edhe se Qeveria dhe Kuvendi janë të ngadalshëm në zbatimin e rekomandimeve për ndryshime të ligjeve që paraqesin bazë për korrupsion.

Raportet ndërkombëtare vazhdojnë ta vënë në dukje ndikimin politik në vend si rrezik për korrupsion, së bashku me sundimin e pamjaftueshëm të drejtësisë dhe të pandëshkueshmërisë. Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska thotë se këto janë pikat e dobëta për shkak të të cilave Maqedonia e Veriut edhe më tej rradhitet në mesin e vendeve me korrupsion të lartë.

“Të mos e harrojmë edhe integritetin, përkatësisht sa ekziston integriteti personal dhe institucional. Këto janë tri shtyllat më të mëdha në raport me çështjen e korrupsionit. Do të duhej të ekzistojë vetëdije e lartë, përgjegjësi, profesionalizëm në punë, megjithatë edhe vullnet politik që politika të jetë larg profesionistëve dhe t’i lë profesionistët ta çojnë shtetin përpara, secili në fushën e tij”, tha Ivanovska.

Për premtimet e vazhdueshme të politikanëve, se eliminimi i korrupsionit është prioriteti i tyre, Ivanovska thotë “mos luftoni me fjalë, por me vepra”, duke shruar se dy të tretat e rekomandimeve të Antikorrupsionit mbeten të injoruara ose të hedhura poshtë.

Related posts

KE: Presim nga të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në regjistrim

D V

Pas deklaratës së Grubit në Tetovë, reagon Hoxha: As vetë BDI nuk i beson fitores në Tetovë

R Zh

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More