Agjencia Zhurnal.mk

Ivanovska: Nëse zgjidhet rasti “Reket” do të rritet besimi i qytetarëve në institucione

Shkup, 23 janar, zhurnal.mk – Nëse zgjidhet rasti “Reket” do të përmirësohet perceptimi për korrupsionin në vend, por do të rritet edhe besimi i qytetarëve në institucione, ka thënë sot kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.

Sipas Ivanovskës, nëse edhe gjithçka nuk bën në shtet, nëse ai që pret,- gjyqësia e përfundon punën me efekt, atëherë perceptimi për korrupsionin do të jetë më ndryshe. Raste negative çdoherë ka pasur, por çështja është se si do të zgjidhen ato dhe çfarë porosie do të dërgojnë ndaj aktorëve tjerë në shoqëri.

“Për fat të keq, na ndodhi punë e vështirë vitin e kaluar, rasti ‘Reket’ i cili solli të përkeqësohet perceptimi për korrupsionin në shtet. Mirë është që punohet në këtë rast, ndërsa edhe më mirë nëse përpunohet, ndërsa njerëzit e ndryshojnë perceptimin dhe e rrisin besimin në institucione”, ka thënë kryetarja e KSHPK-së, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para konferencës vjetor në kuadër të projektit “Bashkë në luftën kundër korrupsionit”.

Vlerësim i Ivanovskës është se megjithatë shënojmë ndonjë progres. Vitin e kaluar ka qenë historikisht më i lartë numri i parashtresave të qytetarëve deri te KSHPK që tregon rritje të vetëdijes publike, ndërsa lëvizje ka edhe në punën e institucioneve edhe pse këtu ka edhe shumë hapësirë për përmirësim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...