Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ivanovska para Komisinit amë kuvendor: Gjendja me korrupsionin është serioze

Shkup, 4 maj – Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska sot I informoi anëtarët e Komisionit kuvendor për system politik dhe marrëdhënie mes bashkësive për punën e KSHPK në vitin e kaluar. Potencoi se gjendja me korrupsionin në vend është shumë serioze.

“Gjendja me korrupsionin është serioze dhe janë të domosdoshëm hapa të mëtutjeshëm për përforcimin e kapaciteteve material-teknike dhe njerëzore të institucioneve kompetente, pavarësisë së tyre dhe proaktivitetit në veprim”, theksoi Ivanovska duke I cekur paraprakisht rezultatet nga Raporti I Komisionit evropian, Raportit për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Rrethit të pestë të vlerësimit të GREKO-s, ndërsa në Raportin vjetor të KSHPK-së ceket edhe Indeksi I perceptimit të korrupsionit të Transparensi Interneshënëll (TI).

Rreziqet nga korrupsioni të notuara në raportet e cekur paraprake, siç theksohet, janë gjithashtu të njohur dhe të zbardhur në Strategjinë e reviduar nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave për çka janë propozuar masa dhe aktivitete adekuate në Planin e Aksionit 2021-2025 për tejkalimin e tyre.

Sipas Ivanovskës, Ligji I ri për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave që ishte miratuar në janar të vitit 2019 I rriti dhe përforcoi kompetencat e komisionit antikorrupsion dhe siguroi mekanizma më efektive për veprim, Kryetarja e Komisionit theksoi se viti 2020 do të mbahet mend si vit I luftës për mbrojtje të shëndetit publik në nivel botëror për shkak të efekteve të pandemisë me Kovid-19, në Republikën e Maqedonisë së Veriut viti 2020 do të mbahet mend so vit me periudhë katërmujore të “gjendjes së jashtëzakonshme”, periudhë tetëmujore të “Qeverisë teknike”, vit I “Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare-2020” dhe 10 muaj punë në kushte të Kovid-19.

KSHPK nga fusha e korrupsionit solli vendime rreth 378 lëndëve, për konflikt të interesave vendime për 157 lëndë, për mosrespektim të ndalesave gjatë procesit zgjedhor vendosi për të gjitha 33 paraqitjet, përderisa pas kontrollit të të dhënave nga listat anketuese vendosi për 38 paraqitjet. Komisioni gjatë vitit të kaluar gjithashtu kreu revidim të Stategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konflitktit të interesave për shkak të mosmiratimit të saj nga përbërja e kaluar parlamentare për shkak të zgjedhjeve, kreu kontroll antikorrupsioni të shtatë ligjeve filloi realizim të disa projekteve të mbështetura nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, u sollën akte të reja për organizim dhe sistematizim të vendeve të punës në Sekretariatin e KSHPK-së, mbledhjet e KSHPK-së mbahen onllajn, ndërsa medium kund t’I ndjekin.

Duke e prezantuar Raportin vjetor, mes tjerash, ajo theksoi se edhe në vitin 2020 , si edhe në vitin 2019 numri më I madh I paraqitjeve të parashtruara janë em rezultate për dyshim të ekzistuar për sjellje korruptuese të personave zyrtarë. Organet e jurisprudencës, pushteti ekzekutiv, institucionet të cilat vendosin në sferën e urbanizmit dhe komunave, janë perceptuar si sfera me rrezik më të lartë nga korrupsioni, keqpërdorimi I detyrës zyrtare dhe mundësisë për konflikt të interesave. Duke analizuar se për cilat paraqitje apo procese më së shumti ceken gjendje të veprimit të paligjshëm, me paraqitjet e pranuara gjithashtu u vërtetua fakti se më së shumti ka pasur paraqitje për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë punësimeve, dhënies së lejeve të ndryshme, vendime (për ndërtim), ekzistim të konfliktit të interesave, gjatë sjelljes së vendimeve gjyqësore etj.

Duke I përdorur të dhënat e paraqitjeve pjesërisht të përpunuara, të parashtruara në fushën e korrupsionit, sërish I konfirmuan rreziqet të cilat KSHPK I konfirmoi në Strategjinë nacionale lidhur me obligimet ligjore dhe kompetencat e institucioneve shtetërore. Edhe më tej proceset të cilat kanë të bëjnë me raportet e punës, dhënien e lejeve, miratimet, licencat … janë aktivitete me rreziqe më të mëdha me aktivitete korruptuese nga ana e personave përgjegjës.

KSHPK veproi edhe rreth rasteve për konflikt të interesave, kontrollit të gjendjes pronësore të funksionarëve, për objekte të ndërtuara pa leje, financim të fushatës zgjedhore, si dhe rreth lëndëve të hapura sipas Ligjit për informatorët.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...