Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Shkup, 13 prill – Zhurnal.mk – Kryetarja e Antikorrupsionit, sot përmes një konference për media, bëri të ditur se çdo qytetar duhet të tregojë se nga i vjen pasuria, nëse e njejta është trashëgimi, e ka fituar apo e ka blerë.

Reagimi i saj ka të bëjë më saktësisht për rastin me Rashkovskin, i cili dje u kap nga kamerat e gazetarëve me një veturë luksoze, por të njejtën nuk e kishte të paraqitur në listën anketuese.

“I patjetërsueshëm është ligji për burim të pasurisë, i cili do të kërkojë informata çdo qytetarë të dëshmojë se nga i vjen pasuria, si e ka fituar, nëse është trashëgimi, apo e ka blerë, dikush i’a ka dhuruar apo çfarëdo. Këshilli i Evropës na mbështetë, na ka siguruar konsultues me të cilin do të fillojmë procesin e përgatitjeve të këtij ligji, ky është ligji numër një i nevojshëm në shtet”, tha Biljana Ivanovska.

Sa i përket veturës së ish sekretarit gjeneral të Rashkovskit, Ivanovska tha se do të paraqitet në policinë finansiare nëse ai nuk ka paraqitur listë reale anketuese.

“Nëse konfirmojmë dallim mes pasurisë që është paraqitur në listë dhe të ardhurave që ka, kështu është ligji, atëherë shkojmë hap më tej për inspektimin e pasurisë dhe atëherë kyçen dhe institucione tjera, si policia finansiare. Ata kanë metoda të veçanta për hetim dhe kjo do ta dëshmojë”, tha Ivanovska.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...