Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ivanovska: Sjellja e tetë administratorëve tek ne shkakton probleme të reja

Shkup, 26 janar – Zhurnal.mk – Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska sot në emisionin “Utrinski Brifing”, ka kritikuar transferimin e administratorëve të punësuar sipas marrëveshjes kornizë, sepse siç thotë ajo, në këtë mënyrë nuk meren parasysh nevojat e institucionit, informon Zhurnal.

Sipas saj, ky është një vendim politik dhe kështu vetëm tentojnë të dirigjojnë sistemin.

“Vendimet politike, jo vetëm kjo, por vendimet në vazhdimësi të lidhura me këtë çështje, vetëm se e dirigjojnë sistemin. Në fillim Qeveria në vitin 2006 apo 2007 ka formuar komitet të ministrave të cilët duhet të mbledhin të dhëna për atë çfarë nevoja ka institucioni dhe zv.kryeministri i atëhershëm të mer të dhëna nga vet institucionet. Këtë ata fare nuk e marin parasysh dhe fillojnë me punësime. Dmth as atëherë as sot nuk niset nga nevojat, nuk ka analiza, nuk meret parasysh asgjë”, theksoi ajo.

Ivanovska thotë se Antikorrupsioni ka marë tetë të punësuar, të cilët janë planifikuar për vende të bashkëpunëtorëve më të rinjë, por komisioni antikorrupsionit thotë se kanë planifikuar të punësojnë këshilltarë të lartë. Nëse duam sistem të shëndoshë, duhet të vendosim themele të shëndosha, thotë ajo.

“Nuk meren parasysh nevojat. Grubi thotë se i kanë marë parasysh sistematizimin dhe planifikimin e punësimeve. Ne ju kemi treguar se na duhen tetë punësime dhe ata na kanë dërguar tetë sipas marrëveshjes kornizë. Dhe çfarë do të thotë kjo? Ne duhet ta ndryshojmë sistematizimin? Nga ana tjetër, sistematizimi ynë është dimenzionuar maksimalisht aq sa mundet. Ata janë bashkëpunëtorë të rinjë, ndërsa ne kemi planifikuar vende pune për këshilltarë të lartë. Është mundur të gjendet zgjidhje, në këtë periudhë ka mundur të trajnohen ata njerëz. Nga viti 2007 deri tani sa punësime gjithsej ka në administratën shtetërore? Pse në çdo punësim nuk është marë parasysh ai program për punësim dhe deri tani të ishin vendosur në sistem? Vallë me zgjidhjen e problemit nuk shkaktojmë probleme tjera?”, pyet Ivanovska.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Z H

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

Zaev: Askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDI-së

Z H

Edhe më tej nuk ka burg për Boban Iliçin, Gjykata i shtynë dënimin për pas 3 muajve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...