Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ivanovska: Të gjitha aktivitetet duhet të jenë në drejtim të zbardhjes së korrupsionit

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, sot deklaroi se strategjia e re për parandalim të korrupsionit është një dokument i rëndësishëm në këtë drejtim dhe kështu, strategjia nacionale mer peshë dhe bëhet më tepër e pranueshme për të gjithë pjesmarësit në shoqëri, informon Zhurnal.

“Ajo që e ndërmer Qeveria si plan aksionar dhe masë është në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të institucioneve të cilat duhet ta zbatojnë në vepër strategjinë nacionale. Lufta kundër korrupsionit është e vështirë dhe luftë e madhe në të cilën duhet të kyçen të gjitha palët, kështu që të gjitha aktivitetet duhet të shkojnë në këtë drejtim, drejt zbardhjes së korrupsionit”, thotë Ivanovska në “UTrinski brifing”.

Ajo shprehu kënaqësi nga debati i komisioneve në Kuvend, duke e vlerësuar atë shumë konstruktive.

“Kishte vërejtje, por të gjitha u miratuan me gjendjet e vërtetuara në Strategjinë dhe me masat dhe aktivitetet të cilat u propozuan. Strategjia u bë në mënyrë transparente, gjendjet u detektuan dhe kjo është ajo që e bën të pranueshme strategjinë nga vet institucionet”, thotë Ivanovska.

Ajo shtoi se Komisioni është në komunikim me institucionet dhe duhet të ndjekë realizimin e atyre aktiviteteve. Ivanovska shprehet se nga Komisioni për Sistem politik u është thënë se deri në fund të vitit do të ketë dhe debat mbikqyrës për atë si ka rrjedhur realizimi i aktiviteteve dhe të jepet llogari, sepse siç shton, është një proces i vazhdueshëm.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...