Agjencia Zhurnal.mk

Ivica Konevski ngritë padi për shpifje kundër Stoillkovskit të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 7 gusht – Zhurnal.mk – Sot parashtrova padi për shpifje kundër zëdhënësit të Hristian Mickoskit, Naum Stoillkovski, i cili financohet nga partia të përhapë gënjeshtra në interes të shefit të tij.

Mickoski në këtë mënyrë u kap për diskreditimin tim personal, ndërsa kjo e tregon vetëm pafuqinë e tij të përballet me kritikat konstruktive të cilat ia drejtova pas humbjes në zgjedhje.

Ai, me sjelljen e këtillë, edhe një herë e konfirmoi se nuk ka kurrfarë respekti ndaj të gjithë funksionarëve të tanishëm të partisë, bashkëpartiakë të mi të respektuar, si dhe ndaj atyre të cilët pa mëdyshje me me qëllime më të sinqerta kërkuan dorëheqjen e tij nga funksioni i kryetarit pas mossuksesit që e përjetoi në zgjedhjet parlamentare.

Jam i sigurt se për një kohë shumë të shkurtër Stoillkovski publikisht do të më kërkojë ndjesë për gënjeshtrat e thëna, ndërsa dëshiroj të siguroj edhe se para të gjithë opinionit vendas, do të tregojë minimum virtyt, dinjitet, kapacitet moral dhe demokratik dhe vet do të largohet nga vendi i kryetarit të partisë.

Ivica Konevski, anëtar i VMRO-DPMNE-së

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...