Izet Mexhiti: Dikur në Shkup në gishta numëroheshin studentë në shkollë të mesme, ndërsa sot Çairi me shumë doktorantë, e profesorë

Shkup, 15 shtator – Ish-kryetari i komunës së Çairit, njëherit nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti në një njoftim të tij në profilin e tij të rrjetit social Facebook, bëri të ditur se dikur në Shkup në gishta numëroheshin paralelet në shkollë të mesme në gjuhën shqipe, ndërsa tani kjo komunë gëzon shumë doktorantë dhe profesor shqiptarë, përcjell Zhurnal.mk

 

“Dikur, në Shkup në gishta numëroheshin paralelet në shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Ndëra sot, në zemrën e Çarshisë tonë të bukur, nën patronazhin e Forumit Rinor të BDI-së, para shumë studentëve shqiptarë, në prani të kryetarit të Komunës tonë Visar Ganiu dhe kryetarit të Elbasanit Gledian Latja, u mbajt panel diskutim për nder të ditës së Demokracisë.

Në panel morën pjesë pronari i librarisë Nobel Bookstore z. Latif Mustafa, dhe profesorët e rinj dhe ambicioz të Qytetit tonë, Doc. Dr. Kaltrina Zekoli Shaqiri (UNT), Doc. Dr. Driton Kuqi (UT) dhe Doc. Dr. Argëtim Saliu”, ka shkruar Izet Mexhiti.

Dikur, në Shkup në gishta numëroheshin paralelet në shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Ndëra sot, në zemrën e Çarshisë…

Posted by Izet Mexhiti on Wednesday, September 15, 2021

Related posts

Pavllova: Kompanitë të përqëndrohen në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër

D V

Osmani: Rasti i diplomatit të ndaluar është mundësi për ta kthyer sistemin aty ku ka vendin

D V

Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More