Izet Mexhiti: Flamurin shqiptar do ta vendosim te përkrenarja e Skënderbeut (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 22 prill – Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot bashkë me liderët e koalicionit VLEN, mbajti tubimin e fundit në Shkup në sheshin “Skënderbeu”.

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga tubimi në sheshin Skënderbeu premtoi se flamurit shqiptarë dhe shqiptarëve do t’ua japin vendin e merituar, nëse VLEN vjen në pushtet.

Mexhiti më tej kishte një porosi për të gjithë ata që u dënuan padrejtësisht si dhe për të gjithë të rinjë që kanë emiguar në gurbet.

“Më shumë se dy vite të tëra kam lëvizur në çdo lagje, çdo mëhallë, çdo fshat, çdo qytet dhe kam dëgjuar vetëm një thirrje. Boll më, boll ishte për të gjithë ata shqiptar të dënuar padrejtësisht si Feta Alimi e shumë të tjerë. Boll ishte për të gjitha ato familje që në sofrat e Bajramit nuk i kanë më të dashurit e tyre, famijët e tyre ne gurbet. Sonte kam vetëm një porosi. Durim, sabër, rrini rahat, zullumi është trashë do të këputet kësaj radhe”, u shpreh Mexhiti.

#IzetMexhiti: S'ka bir nane që e prek flamurin kombëtar

#IzetMexhiti: S'ka bir nane që e prek flamurin kombëtar

Posted by TV21 Videos on Monday 22 April 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More