Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Izet Mexhiti: Funksionarët e BDI-së që kryejnë funksion publik janë jolegjitim

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti thotë se nuk e di se kur do të mbahet mledhja e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së për zgjedhjen e kryesisë së re dhe trupave tjera drejtuese të partisë. Mexhiti për “Slloboden Peçat” tha se mos zgjedhja e organeve drejtuese bën që funksionarët partiak të jenë jolegjitim.

“Pas Kongresit, Këshilli i përgjithshëm nuk është mbledhur pët të zgjedhur udhëheqësin e re të partisë si dhe organet partiake edhe pse në mbledhjen që u mbajtë muajn e kaluar, në të cilin u diskutua puna e funksionarëve partiak në qeveri. Sipas kësaj, të gjithë funksionarët partiak, të cilët janë kryerës të detyrave – janë jolegjitim. Për subjekt të organizuar dhe parti të madhe siç është BDI kjo gjendje është e papranueshme, sepse ajo është në qeveri disa vite me radhë”, thotë Mexhiti për Sloboden Peçat.

“Nuk ka një datë kur Këshilli i përgjithshëm do mundej të mblidhej për ti zgjedhur organet drejtuese të partisë”, thotë Mexhiti. Ndryshe, pas Kongresit të BDI-së të mbajtur në dhjetor të 2019 në Shkup, Këshilli i përgjithshëm i BDI-së është mbledhur vetëm njëherë edhe atë muajn e kaluar, por nuk zgjodhi kryesinë e re dhe organet partiake, të cilët duhet të realizojnë politikën partiake të BDI-së.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...