Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Izet Mexhiti gozhdon Artan Grubin me kritika, Grubi dështimin e fshehë me ikje nga Kuvendi

Shkup, 30 dhjetor, Zhurnal.mk – Sot në seancën plenare të Kuvendit në rend dite ka qenë pyetjet e deputetëve drejtuar kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritarë. Gjatë fjalës së tij, kordinatori i deputetëve të BDI Izet Mexhiti ka ‘gozhduar’ zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi duke i’a numëruar një sërë dështime të cilat edhe pse ka qenë zotuar se do i bëj, ky i fundit aspak nuk i ka lëvizur punët në drejtimin e duhur.

Pyetjet e parashtruara ne Kuvend, Izet Mexhiti, i ka publikuar edhe në Facebook. Me poshte mund t’i lexoni të plota.

  1. Zona Vizbeg
    Fiilimisht dua tu prezentoj disa fakte për zonën industrial Vizbeg për ata që ndoshta nuk janë shumë të njohtuar me specifikat. Bëhet fjalë për zone ku kryesisht gravitojnë bizneset shqiptare. Aty gjithsej operojnë 250 kompani aktive të cilat kanë qarkullim vjetor prej 500 miliona Euro dhe kanë punësuar rreth 4.000 persona në mënyre direkte dhe 3 fish aq në mënyre indirekte duke shërbyer bizneset në forma të ndryshme. Ritja e këtyre kompanive ka shkuar me ritëm mbi 7% dhe këta kompani marrin pjesë me 4% në Bruto prodhim vendor. Investimet e deritanishme direkte në këtë zonë kanë kaluar shumën prej 1 miliard Euro.
    A është përgjigja e shtetit proporcionale, e drejtë dhe korrekte?
    Deri tani jo. Por ky fenomen urgjentisht duhet ndryshuar. Sot këtu jam për të bërë thirje dhe paralajmërim se nuk do të rijmë të qetë karshi faktit se kjo zonë sistematikish po diskriminohet nga faktorën e brendshëm.
    Zona Industriale Vizbeg, ka qenë pjesë e programit qeverisës që nga viti 2017, por deri sot, nuk janë bërë as lëvizje minimale. Shumë projekte kanë ngec dhe po bojkotohen.
    Fillimisht do u kisha bërë thirje komunave që teritorialisht përfshijnë zonën, me theks të veçantë ndaj komunës Çuçer Sandevë, e cila po bën të pamundurën për ta penguar zhvillimin e zonës në forma nga më të ndryshmet. Opinioni është dëshmitar për disa nga këto obstrukcione ndaj biznesit shqiptar, por edhe shumë obstrukcione tjera do të dalin në shesh.
    Këtu dua të shtoj komentin se Qeveria nuk po i ndihmon aspak zhvillimin e Zonës edhe pse është pjesë e programit. Të paktën nga këto 35.000.000 Euro që u ndanë projekteve nëpër komuna nga fondi i aeroportit të Shtipit, me vetëm 1.000.000 Euro do të mund të përfundohen shumë projekte në këtë zonë. Duke filluar nga infrastruktura themelore si ujë, kanalizim, gas, ndriçim etj.
    Kur jemi te projektet komunale, është e interesit jetik për zonën që të zgjerohet rruga dhe të merr karakter të bulevardit, potencoj, bulevardit, sepse çdo zgjidhje tjetër në formë të autostradës, dëmton karakterin dhe zhvillimin e zonës. Këtu i bëj thirje Qytetit të Shkupit që sa më parë ti përfshijë bizneset e zonës në krijimin e planit të ri gjeneral dhe të fillojë me projektin e ndërtimit të bulevardit me të gjitha tiparet.
    Të zgjidhet statusi juridik i zonës industriale, tranfsormimi i tokës bujqësore në industriale si dhe asflatimi i rrugëve dhe rrugicave.
    Sa u përket rrugëve, u bëj thirje palës maqedonase të ndalojnë obstrukcionet që po i bëhen korridorit 8. Prej në aeroplan duhet dallimi mes korridorit 8 dhe 10. Ne duhet të dëshmojmë se orientimi ynë është pro-evropian.
    Ekzekutivit të BDI-së në krye me AG u porosis merrni yrnek nga Shteti ma I ri në Evropë dhe I posaformuar prej Hanit të Elezit deri në Prizren për 45 min lëviz 150 km, me standarde Europiane dhe Imazh I ri për kosovën.
    Prandaj, reklamimi për se di të satën herë se gjoja po ndërtojmë diçka në vetëm 2km tash të filluara është i tepërt. Këto ditë degjuam se në Maqedoni vetëm sivjet janë investuar afër 1 Miliard Euro vetëm në infrastrukturë, si është e mundur projektet shqiptare të ngecin?
    Edhe porosis, kur ta përfundojmë të gjitha 12 km, jo vetëm 2 km është e udhës mos të dalim të fotografohemi aty sepse boll jemi fotografuar në bllacë.
    Dhe në fund, e rendit do ishte që së paku që këto 12 km ti përfshini kompanite shqiptare jo vetëm Granitin, së paku në formën e nën-kontraktuesve besoj se do keni aq fuqi. Nëse ata nuk marrin punë këtu në Bllacë, a mos shpresojnë se në Vallandovë do marrin ndonjë punë.

  2. Përaqësimi adekuat te ndërmarjet private
    Pjesë e programit tonë zgjedhor Artan, dhe një nga shtyllar kryesore ishte avancimi dhe mos-diskriminimi i shqiptarëve në sektorin privat. Kjo ide e Bashkimit demkratik për integrim ishte shumë fisnike, e sinqertë dhe e drejtë. Kjo ide është mirë e menduar dhe ka të bëje me realitetin ekonomik.
    Në interes jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të kompanive është që të kemi përfaqësim të drejtë të shqiptarëve. Kjo do tu ndihmonte kompanive që të kuptojnë me mirë konsumuesin shqiptar. Ende tek shumica e kompanive të mëdha në vend, shqiptarët janë nën 3 % të punësuar. A është kjo reale? Kur do të fillojmë të korigjojmë këtë padrejtësi? Nëse jo sot, kur?
    Qasja ynë ishte mjaft pozitive dhe sugjeruam subvencione për kompanitë që do punësojnë shqiptar. Kjo ide u hudh menjëherë posht, pse? Pas vetëm 1 pres konference në muajin e parë që paralajmërove, ideja u refuzua menjëherë. A mund të na tregosh pse u dorëzove menjëherë? Ne na u tha se programi ynë politik është i përfshirë në programin e qeverisë?
    Diskriminimi i shqiptarëve në vend është sistematik të nderuar. Kjo nuk bëhet pa plan. Përveç në kompanitë tradicionale ku ska shqiptar, sisemi nuk i lejon shqiptarët as te investimet e huaja. Psh, në mënyrë pompoze paralajmërohen investime milionëshe në qytete ku 80% janë shqiptar, kurse punësohen 95% maqedonas. Si e spjegon këtë?
    Pse nuk hap vende të reja me programin K5 si zv kryeministrat e mëparshëm. Meqë përfaqësimi ende nuk është i përmbushur.
    Pse u etiketuan 1.300 administratorë veç administratorëve tjerë? Pse ligji nuk përmban edhe plan transparent për shpërndarje?
    Faji është i shtetit dhe jo i tyre që skanë filluar me punë, ata sot do ishin me përvojë të gjatë dhe në pozita më të larta në administratë.
    Pse fillimisht nuk ua pranove fakultetet?

  3. Premtimet Zgjedhore/Programi I Qeverisë
    Kjo pikë apo pyetje ndërlidhet me të mëparshmen ku pamë se për një nga shtyllat kryesore të programit qeverisës, Artani u dorëzua që në javën e parë, dua ta pyes pse u dorëzua nga këto pikat tjera?
    Në programin tonë për 100 ditët e para, theksoj, programi ynë për 100 ditët e para ishte i qartë:
    – 600 Euro paga minimale për stafin mjeksor
    – Pension për grate e moshuara
    – Punësimet në sector privat
    – Orar fleksibil dhe orar te shkurtuar diten e premte
    – 20.000 euro grante per bujqit e ri
    – Gjuha shqipe obligative ne cdo shkolle duke filluar ne klasen 5te
    – Ligji per kazinot dhe bastoret, me cilat do të largohen nga qendra, shkollat, spitalet, xhamitl etj.

A ka nevojë të elaboroj pikë për pikë, apo gjërat janë të qarta?”, ka thënë Mexhiti.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Artan Grubi nuk i është përgjigjur asnjërës nga tre pyetjet që ia parashtroi në Kuvend, nenkryetari i BDI-se, njëherësh shef i grupit parlamentar te BDI-së Izet Mexhiti, e që përmbanin shumë kritika.

Për të shmangur debatet me Mexhitin ne Kuvend, Grubi tha se pyetjeve do t’i përgjigjet me shkrim dhe jo nga foltorja.

Postime të ngjashme

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

T E

I riu vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmën tuaj

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...