Izet Mexhiti në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit” me Presidentin Trump

nga D V

Shkup, 4 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit”, e cila organizohet nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ky është një nga eventet më të rëndësishme të vitit në Uashington, ku marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe personalitete me ndikim nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja e Mexhitit në këtë ngjarje vjen në kuadër të vizitave të tij të shpeshta në SHBA, të cilat konfirmojnë përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve me partnerin më të rëndësishëm strategjik të Maqedonisë së Veriut. Së fundmi, Mexhiti ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, duke u bërë një nga zyrtarët e lartë nga rajoni që ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në politikën amerikane.

Vizita e tij në Uashington për “Lutjet e Mëngjesit” pritet të shfrytëzohet edhe për takime me zyrtarë të administratës amerikane dhe përfaqësues të Kongresit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More