Izet Mexhiti nga Çairi: Vota juaj për Visar Ganiun është votë për kompleksin e ri universitar “Nënë Tereza”

Shkup, 28 shtator – Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti Izet Mexhiti, sonte në Çair ka numëruar projektet që kandidati për kryetar komune, Visar Ganiu, do të realizojë në mandatin e ardhshëm. Mexhiti theksoi se me votën për BDI-në, fiton krej Çairi, e jo vetëm anëtarët e kësaj partie.

 

“Vota juaj për BDI-në është votë për vendosjen e gurthemelit të kompleksit universitar Nënë Tereza përballë ambasadës amerikane”, tha mes tjerash Mexhiti. Ai numëroi edhe projekte tjera, në mesin e të cilave veçoi një shkollë të re në lagjen Skender Metallari, transmeton Zhurnal.

“Visari do të ketë përkrahjen e Kuvendit, Qeverisë, Qytetit të Shkupit dhe gjitha institucioneve për të vazhduar punën e tin për të mirën e Çairit”, ka theksuar Mexhiti.

Hapja e shtabit komunal të BDI dega Çair

Posted by Aktuale on Tuesday, September 28, 2021

Related posts

Në tremujorin e dytë të vitit, BPV u rrit me 13.1 %

N E

Xhaferi: Lutjet tona janë me qytetarët e shteteve të goditura nga moti i keq

R Zh

Balovski: Personat që mendojnë se kanë alergji është më mirë të izolohen

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More