Shkup, 4 korrik – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Mjedis Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza”, deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit.
“Nuk kemi frikë, jemi të fokusuar në zgjedhjet lokale, në një program të mirë dhe në kandidatë të mirë, dhe në zgjedhjet lokale do të konfirmohet fitorja nga para një viti. Mund të ketë rikonstruim të qeverisë dhe për ne është e mirëseardhur. Nuk e shohim veten si humbës. Për herë të parë, opozita fitoi 107.000 vota në zgjedhjet e kaluara. Në bllokun shqiptar gara zhvillohet në 17 komuna, presim të fitojmë shumicën. Presim fitore edhe në Tetovë, Çair, Gostivar, Dibër, Strugë. Partnerët qeveritarë ndihmojnë njëri-tjetrin, nuk kemi negociata për mbështetje në raundin e parë dhe nuk kemi marrëveshje. Gjithmonë vlen marrëveshja për raundin e dytë. Nuk kemi nevojë të negociojmë për të dalë me kandidatë të përbashkët, do të dalim me kandidatë të ndarë. Tani po e analizojmë terrenin, duam të gjejmë zgjidhjet më të mira dhe në bazë të kësaj do të veprojmë. Nuk do të bëjmë marrëveshje për mbështetje që në raundin e parë. BDI dëshiron të kandidojë Osmanin për Çair dhe është e qartë se një kandidat tjetër nuk është në lojë, ndërsa për ne është me rëndësi ta fitojmë Çairin. Po bëhen analiza, nuk e përjashtoj mundësinë që të kandidoj për kryetar të Çairit”, tha Mexhiti.
