Izet Mexhiti: Nuk është zullum nëse “De Kokës” ia kemi ruajtur biznesin

Çair, 11 Tetor – Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, sonte nga Çairi dërgoi porosi të shumta. Thotë se vota për BDI-në nënkupton jetë më të mirë për të gjithë, duke shtuar se në momentin që Visar Ganiu bëhet kryetar komune do të jetë në shërbim të të gjithve qytetarëve.

“Vota për Visar Ganiun, vota për BDI-në, vota për Sermine Purrinin, vota për Ardijan Muçën, nënkupton arsim më të mirë gjelbërim më shumë, rrugë më të mira, investime kapitale dhe nga këto do të përfitojnë edhe kundërshtarët tanë. I kemi trajtuar edhe në të kaluarën, janë munduar ta quajnë zullum, nuk është zullum nëse “De Kokës” ia kemi ruajtur biznesin. Nuk është zullum nëse i kemi ndihmuar shoqatat joqeveritare, nuk i biem pishman, sepse ne luftojmë deri në ditën e zgjedhjeve i kemi konkurrent, pas zgjedhjeve, në momentin që Visar Ganiu bëhet kryetar komune është në shërbim të qytetarëve”, tha Izet Mexhiti.

Related posts

VMRO-DPMNE: Spitali në Tetovë është lëshuar pa leje për përdorim

D V

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

Shënohet dita ndërkombëtare e gjuhës së shenjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More