Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar

nga Xh M

Shkup, 23 maj – Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka përshëndetur vendimin e Asambles të OKB-së në Nju Jork për shpalljen e 11 korrikut “Dita ndërkombëtare e kujtimit dhe përkujtimit të gjenocidit të 1995-ës në Srebrenicë”. Mexhiti më tej shkruan se ky vendim është triumf i botës së qytetërur.

“Sot në OKB, 11 korriku u shpall “Dita ndërkombëtare e kujtimit dhe përkujtimit të gjenocidit të 1995-ës në Srebrenicë”.

Ky vendim është një triumf i botës së qytetëruar liridashëse ndaj atyre që sot e kësaj dite nuk gjejnë dot guximin që të distancohen nga ky gjenocid që shokoi botën.

E përshëndes këtë vendim dhe lutem që akte të këtilla si Srebrenica e Reçaku mos përsëriten asnjëherë”, ka shkruar Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike.

https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/981522943352957?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More