Shkup, 29 shtator – Një pjesë e fjalimit të zv.kryeministrit të parë shqiptar, Izet Mexhitit që iu drejtua funksionarëve të koalicionit VLEN ishte porosia për transparencë dhe punë.
“Të dashur funksionarë të zgjedhur dhe emëruar, po ju flas juve me gjuhën që e kuptojnë të gjithë: Përgjigjuni Telefonave! Mos u bëni arrogantë! Mos harroni se pushteti dhe fuqia janë kategori të ndryshme dhe mos i trajtoni si të përjetshme!”