Izet Mexhiti takon babain e dëshmorit Mujdin Aliu: Sakrifica e tij është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen

nga Xh M

Shkup, 12 dhjetor – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim emocionues me babain e dëshmorit të Kosovës, Mujdin Aliu – babë Qerimin. Mexhiti tha se ky takim ishte nga ato momente që të prekin thellë dhe të rikujtojnë peshën e amanetit të heronjve kombëtarë.

“Qetësia e tij, mënyra si flet për të birin dhe sakrificën e familjes së tij, të japin forcë për më shumë punë, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës,” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se babai i Mujdinit ruan me dinjitet kujtimin e djalit, i cili u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u bë pjesë e pavdekësisë së Koshares. “Në fytyrën dhe fjalët e tij sheh krenarinë, dhimbjen dhe qëndrueshmërinë që e kanë mbajtur gjallë frymën e lirisë në këtë vend,” shtoi Mexhiti.

Kreu i Çairit falënderoi babë Qerimin për vizitën, urimet dhe mbi të gjitha për sakrificën që familja Aliu i ka dhënë kombit. “Vepra e Mujdin Aliut do të mbetet gjithmonë një dritë që na udhëheq dhe një kujtesë e fortë për rrugën që kemi përpara,” përfundoi Mexhiti.

https://www.facebook.com/share/p/1G4aanM3JF/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More