Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Izet Sadiku: Gjendja në Infektivë shumë e rëndë, Qeveria dhe IKSHPK-ja do të duhej të shikojnë mundësinë për masa shtesë

Klinika Infektive tash e sa javë të gjithë shtretër e saj i ka të mbushur me pacientë, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe mbi 100 prej tyre po arrijnë të marrin frymë fal oksigjenit artificial. Duke marr parasysh situatën pandemike në vend dhe rastet aktive me COVID, po kërkohet respektim më rigoroz i masave aktuale dhe shtim të masave tjera.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka deklaruar se rritja e rasteve në javët e fundit të të infektuarve me COVID-19 ka ndikuar të rritet edhe numri i të hospitalizuarve.

Sipas tij gjendja e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është mjaft e rënduar.

“Realisht rritja e numrave me COVID-19 në dy javët e fundit ka ndikuar që kjo me reflektuar edhe në rritjen e numrit të hospitalizuarve, ne faktikisht i kemi çdo ditë qe dy javë gati e kemi çdo ditë të mbushura kapacitetet e Klinikës Infektive…”, u shpreh Sadiku.

Ai tha se po krijohet përshtypja që nuk ka vende të lira por Infektiva është klinika e parë dhe sipas tij ata kanë nevojë pasur edhe për tri klinika tjera përveç Infektives që janë për pacientët me COVID dhe kështu deri sot asnjë pacientë që ka pasur nevojë për marrjen e shërbimeve nga mjeku nuk ka mbetur pa shërbime.

“Jemi duke bërë përgatitje për të hapur edhe klinika tjera me qëllim që të krijohen shtretër të mjaftueshëm për gjithë pacientët… Faktikisht gjendja është shumë e rëndë ne i kemi mbi 100 pacientë që janë me oksigjenoterapi dhe një pjesë e madhe e tyre është me gjendje të rëndë klinike. Ky numër i madh i rasteve të reja ka filluar të reflektohet edhe në numrin e të sëmurëve”, tha ai.

Sadiku foli edhe me situatën epidemiologjike në vend, ku kërkoi nga qeveria e Kosovës një analizë të kësaj situatë dhe respektim më të ashpër të masave por edhe nëse është nevoja shtim të masave të reja me qëllim të parandalohet përhapja tutje e infeksionit COVID-19 në vendin tonë.

Nëse nuk ndodh kështu, infektologu Sadiku paralajmëron edhe shtim të rasteve të reja të të prekurve me coronavirus.

“Sipas rekomandimeve të IKSHPK duhet me pas kujdes më shumë së pari do të duhej me i respektuar masat edhe mbikëqyrja e respektimit të tyre sepse ka rënë respektimi i masave. Pastaj ndoshta mund të bëhen edhe ndonjë restriksion tjetër sipas rekomandimit të IKSHP me qëllim që ky trend dhe numri i madh i rasteve që janë të ndalës për arsye se paraqitja e 13 mijë rasteve aktive është i madh sepse nëse një apo dy pacientë e marrin prej atyre që janë aktive sot mund të kemi edhe 20-30 mijë raste për një kohë shumë të shkurt”, theksoi Sadiku.

Prandaj, Sadiu u u shpreh se për t’ dhënë hapësirë vaksinës qeveria mendoj që do të duhej të analizonte situatën bashkë me Institutin dhe të marr masa adekuate së pari në respektim të masave që janë dhe të shohin nëse ka nevojë për masa tjera.

Sadiku thotë se përveç barit antiviral, Remsesivir që nuk janë të furnizuar, pjesa tjetër e terapisë për pacientët me COVID-19 ndodhet në klinikë.

“Sigurisht që numri i madh i pacientëve që po kanë nevojë për trajtim e vështirëson edhe shtetin me pas sigurisht që buxheti që është për COVID gjithnjë e më shumë po rëndohet. Sa i përket antibiotikëve dhe terapisë tjetër kemi pasur me ndonjë mungesë të herë pas hershme. Ajo që ka munguar deri tani është Remdesiviri një bar antiviral i cili ende nuk ka arritur me siguruar ministria e Shëndetësisë, ndërsa terapia tjetër në shumicën e rasteve ka qenë e blerë nga shteti”, deklaroi ai.

Në Klinikën Infektive që nga dje ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor i kësaj klinike. Ndër të parët që e morën këtë vaksinë ishte edhe infektologu, Izet Sadiku i cili tha se nuk ka pasur ndonjë shqetësim të theksuar.

Ai madje tha se as kolegët e tij nuk po hezitojnë të vaksinohen.

“Sigurisht sikurse vaksinat tjera do dhimbje muskulare nganjëherë dhe asgjë tjetër sikurse vaksinat tjera këto janë normale…Ne duhet me I dhënë hapësirë vaksinimit duhet me vaksinua sa më shumë njerëz së pari sigurisht stafin mjekësor, pastaj edhe qytetarët tjerë për arsye se vetëm përmes vaksinimit ne mund ta fusim nën kontroll pandeminë COVID-19…Nuk ka pasur hezitime tek ne është lënë në të drejtën e secilit për të vendosur për vaksinën, por nuk ka pasur ndonjë rast që e ka refuzuar marrjen e vaksinës…Ne i kemi diku rreth 180 staf duke filluar nga mjekët, infermierët dhe stafi ndihmës kështu që sot do e dimë se sa është numri i të vaksinuar”, u shpreh Sadiku.

Që nga dje në Kosovë edhe zyrtarisht ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor me 24 mijë vaksinat AstraZeneca që arritën të dielën në vendin tonë. Të parët që e morën dozën e kësaj vaksine ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndërsa, javëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të të prekurve me coronavirus, vetëm në 24 orëshin e fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 752 persona, ndërsa kanë vdekur 14 qytetarë të Kosovës./Kp/

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...