Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Izet Zeqiri: Qeveria zvogëlon mjetet për zhvillim të barabart regjional!

Autor: Izet Zeqiri

Me propozim ligjin e ri për zhvillim të barabartë regjional nga Ministria e pushtetit lokal që është në procedurë parlamentare, qeveria bënë ndryshime ku zvogëlon mjetet për nxitjen e zhvillimit të barabarte rajonal për 10%.

Nga 70% pёr financim tё projekteve pёr zhvillim tё rajoneve planore në 60% dhe 10% të mjeteve do të ndahen për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike për zhvillim. Kjo nuk është e pranueshme në kushtet ku ekziston një dispartitet i madh zhvillimor në mes rajoneve në Maqedoninë e Veriut.

Mjetet që do të ndahen për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike për zhvillim sipas këtij ligji bëjnë pjesë edhe zonat që janë me interes të veçantë për zhvillimin ekonomik, turistik, kulturorë dhe qëllimeve të tjera strategjike të shtetit krahas kategorive tjera.

Gjykuar sipas mënyrës së deritashme e qeverisjes që është sinonim i të gjitha paradokseve zhvillimore, ku paradoksi më kryesor është zhvillimi i vetëm i disa qyteteve qe është si rezultat i mos koordinimit të zhvillimit harmonik të gjitha regjioneve do të vazhdon. Qeveria në vend të korrigjimit të zhvillimit të pa balancuar të rajoneve planore ajo do të vazhdon zhvillimin e qendrave administrative–politike me mundësi të pakufizuara të zhvillimit dhe me centralizim politik dhe ekonomikë e cila tregohet me hipertrofi dhe aglomerim të resurseve.

Këtë e dëshmon fakti se të gjitha qeveritë deri tash kanë mundësuar që të kemi zhvillimi regjional monocentrik me dominim të qytetit të Shkupit në zhvillimin e ekonomik në Maqedonin e Veriut. Në Shkup janë të koncentruar mbi 30% e popullsisë dhe mbi 50% e popullsisë urbane, në Shkup rrjedhë procesi i koncentrimit të resurseve financiare. Në Shkup kemi mbi 90% të investimeve direkte të jashtme të cilat janë të koncetruara në qytetin kryesorë.

Ky koncetrim i zhvillimit të Shkupit ua ngushton frymën zhvillimit të regjioneve të tjera. Qyteti rritet dhe alimentohet nga rrethina e drejtpërdrejtë dhe përmes këtij procesi Shkupi tjetërsohet nga rrethina tjetër e Maqedonisë e cila nuk arin hapin e zhvillimit të Shkupit. Mendoj se është koha e fundit të eliminohet klima ideologjike e centralizimit ekonomik, administrativ dhe politikë por të iniciohet dhe të zhvillohet një strategji e zhvillimit të barabartë regjional.

Postime të ngjashme

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

Dimitrievski reagon ashpër ndaj Georgievskit: Propozimi i tij është nënçmues

Z H

Nesër fillon regjistrimi i të burgosurve, diplomatëve, mërgimtarëve dhe të pastrehëve

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...