Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

nga Redaksia

Tetovë, 7 nëntor – Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja e tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2015, profesori Izet Zeqiri është zgjedhur anëtar i rregullt i saj.

Në një postim publik, Zeqiri ka theksuar se kjo zgjedhje është rezultat i punës së tij intensive, dinamike dhe të pandalshme në fushën e ekonomisë, veprimtarisë publike dhe projekteve të realizuara ndër vite.

“Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja ime si anëtar korrespondent i ASHAM në vitin 2015, dje në Kuvendin e Akademisë u zgjodha anëtar i rregullt i saj, si rezultat i punës intensive, dinamike dhe të pandalshme në fushën e ekonomisë, veprimtarisë publike dhe projekteve të realizuara ndër vite. Ende kam kohë për ta skalitur më tej këtë portretin tim”, ka shkruar Zeqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More