Agjencia Zhurnal.mk

“Izolim total”, Blero publikon fotografi në studio muzikore

Kosova po ashtu është në mesin e vendeve të infektuara me virusin vdekjeprurës COVID-19 apo coronavirusit.

Duke qenë se deri më tani janë infektuar tre persona, Qeveria ka kërkuar që të mbyllen të gjitha lokalet dhe se këtë kohë të qëndrojmë sa më shumë mbyllur, në shtëpi.

Pandeminë globale shumë prej të famshmëve kanë zgjedhur ta kalojnë në studiot e tyre muzikore, derisa një gjë të tillë e ka praktikuar edhe këngëtari Blero Muharremi.

View this post on Instagram

#LMBO Coming Soon … pic: @flamurthaqi1

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Ky i fundit ka publikuar një imazh në InstaStory, përmes të cilit ka treguar se po punon në prurje të reja muzikore.

“Izolim total”, ka qenë përshkrimi sipër fotos, ku ndër tjerash zbulon se është duke bashkëpunuar me Cekic Beatz dhe Berato.

Duket se “Lambo” është kënga e radhës që pritet të lansohet nga Blero, pasi ditë më parë e bëri paralajmërimin në rrjetet sociale.

“Harrova” përndryshe titullohet balada e fundit që e solli në fillim të muajit mars dhe tani ka kaluar shifrën e 400 milionë klikimeve për pak ditë.

Ashtu si shumë nga artistët e tjerë, edhe Blero ka anuluar disa koncerte për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...