Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Izolimi në Shqipëri sot nis në orën 22:00, fillon mësimi online në universitete -shkollat hapen më 11 janar

Ditën e sotme rikthehen rregullat e mëparshme për lejimin e qarkullimit deri në orën 22 të mbrëmjes.

Ky kufizim është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19. Gjithashtu ditën e sotme rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu siç nisi viti akademik.

Ndërsa sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit në urdhrin e nxjerrë në shkurt të 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë deri në 11 janar, ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor.

Për 12 ditë, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar për parandalimin e grumbullimeve gjatë festave të fundvitit u shtuan masat e reja anti-COVID duke kufizuar lëvizjen nga ora 20:30 deri në 06:00.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së virusit, do të hapen në orën 06:00-22:00.

Lejimi i lëvizjes do të lejohet vetëm për urgjenca apo punë duke marrë leje në portalin e e-Albania.

Kujtojmë se ditën e djeshme numri i të infektuarve me COVID ra ndjeshëm, me 185 raste të reja dhe 6 humbje jete./tch/

Postime të ngjashme

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

S.B.

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës, Balluku: Moment historik, vlera e investimit rreth 104 milion euro

S.B.

Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

S.B.

Zgjedhjet e 25-prillit/ Meta kërkesë Kuvendit, Ramës dhe Çuçit për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit

S.B.

“S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas”/ Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...