Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Izoluar larg Shqipërisë; rrëfimi i Izaurës nga Oxfordi dhe Lorenës nga Roma

Koronavirusi ka detyruar njerëzit anembanë Botës që të mbyllen në shtëpi në një përpjekje për të shmangur kontaktin social dhe minimizuar përhapjen. Shqiptarët po ashtu i janë nënshtruar këtij regjimi dhe pse epidemia këtu është akoma në fillesat e saj me 70 të infektuar dhe 2 vdekje. Por, shqiptarët jetojnë dhe me një brengë tjetër pas mbylljes së kufijve; merakun për fëmijët, motrat e vëllezrit që kanë emigrantë në Europë apo dikur tjetër.

Gazeta Fjala sjell rrëfime se si po e përjetojnë shqiptarët jashtë Shqipërisë izolimin nga koronavirusi, sa të frikësuar janë dhe çfarë masash po merren në vendet e tyre. Nga qyteti i Oxfordit, Angli, Izaura Ndoj  dhe nga Roma, Itali, Lorena Kollobani.

Planet për të nesërmen duken iluzion…

Izaura Ndoj, Oxford

Qyteti që ngjan si një opera artistike,  që vrapon, që gumëzhin nga biçikletat, ka ndalur hapat! Oxfordi, qyteti ëndërr i shumë të rinjve është zgjuar më i heshtur se çdo ditë në këto katër vite në sytë e mi! Pranvera duket sikur ka ndaluar, rrugët bosh, njerëz të frikësuar që vrapojnë të blejnë ushqimet e fundit, kafe dhe restorante të zbrazur…

Jo, nuk është një ëndërr e keqe, por një realitet që ka përulur gjithë botën në gjunjë, duke na bërë të besojmë se e nesërmja është vetëm një iluzion dhe hapat e jetës nuk shkojnë më larg se te pragu derës.

Ritmi ka ndalur, Universitete dhe Kolegje me dyer të mbyllura, qindra biznese private apo shtetërore janë mbyllur, duket sikur bota është bazuar vetëm në planin social-ekonomik.

Të gjithë kanë një mal me pyetje se çfarë po ndodh rreth nesh, pyetje që as shkenca dhe as tekonologjia e avancuar në laboratoret më të mira të Britanisë së Madhe, nuk po i jep drejtim?

Pas një shkëputje afro 4 vjeçare nga media e shkruar, mëngjesin e kësaj të hëne e nisa krejt ndryshe duke raportuar rastin e 7 studentëve me korona virus ose të quajtur ndryshe (Covid-19) të zbuluar në kampuset Universitare Oxford, shifër kjo zyrtare.

Vetëm 4 ditë më vonë gjendja sa vjen e përkeqësohet. Bazuar në shifrat që mediat lokale japin, numri i të infektuareve e ka kaluar shifrën 34 rasteve vetëm në Oxfordshire.

Britania, shteti me moshë të tretë që kap shifrën afro 12 milionë mbi 65 vjeç, ku ndër to 5.4 milionë persona janë mbi moshën 75 vjeç, 1.6 milionë mbi moshën 85 vjeç, dhe afro gjysmë milioni janë mbi moshën 90 vjeç, tashmë zyrtarisht është në luftë me virusin. Motorrët e kërkimit shkencor kanë dhënë alarmin, dhjetëra shkenctarë dhe labratorantë kanë nisur punën për kërkimin e ‘vrastarit’ të këtij virusi në çdo laborator në Oxford.

Dy kanë qenë reagimet zyrtare të Kreut të Qeverisë, fillimisht u tha se bëhej fjalë për një virus I cili do të shkaktonte vdekje, por shoqëria do të vazhdonte ritmin e saj, ndërsa vetë dy ditë më pas, masat treguan krejt të kundërtën. E shtuna e 21 Marsit I ka gjetur britanikët të izoluar, ndërsa shifra e të vdekurëve të infektuar nga Covid-19 në të gjithë Britaninë ka arritur në 180 persona.

Që nga pasditja e së premtes, sipas një njoftimi zyrtar nga Kryeministri Boris Johnson, shkollat, bizneset, baret, pub-et, janë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Një situatë e çorientuar, që flet për masa ekonomike-sociale të cilat do të vijnë në ndihmë të britanikëve ashtu sikur po veprohet në çdo vend të botës. Qeveria Britanike, që me gjasa do të ketë fatin e homologëve, Italisë, Francës apo Gjermanisë, do të paguajë 80% të rrogave të të gjithë punonjësve, qofshin këto shtetëror apo privat, që nuk mund të shkojnë në punë për shkak të karantimit nga korona virus.

Pavarësisht, masave ekonomike-sociale, duket sikur çdo qëllim është përmbysur dhe jeta ka ndalur hapat brenda mureve të shtëpisë. Më shpresën se Prilli do të vij plot lule dhe qyteti tashmë me një banor të ri si unë, do të vazhdoj ritmin si çdo mëngjes!

Roma bosh si asnjëherë në historinë e saj

Lorena Kollabani, Romë

Roma është bosh. Rrugëve nuk kalon njeri. Nga shtëpija mund të dalësh të shkosh në market deri 200 metra larg. Makinat i bllokuan dje. Duket sikur romanët kanë mësuar nga gabimet e Veriut. Ose piku sëmundjes nuk ka shpërthyer akoma.

Duke qenë se punoja në qendër dhe merrja çdo mjet të mundeshim për të shkuar në punë plus para kasës i kisha njerëzit as 20 cm larg fytyrës jam akoma në ankth të mbush 14 ditët në shpi. Dje 40 murgesha rezultuan pozitive po vendodhja e tyre është afër lagjes sime kështu që rritet ankthi. Natën dal të ndez ndonjë cigare në ballkon  dhe shoh një ambulancë në lagje prej 3 orësh me dritat ndezur.

Të nesërmen marr vesh që ishte 82 vjeçe. Por nuk janë më vetëm të moshuarit të rrezikuar, po preken dhe të rinjtë. Virusi po merr forcë. Në Gemelli kishte dy fëmijë nën 1 vjeç me virusin. Në gjithë Italinë deri para 3 ditëve ishin 300. Im shoq aplikoi për vullnetar i zonës të ndihmojë shtresat në nevojë qoftë dhe me pazaret.

Mos flasim për biznesin. Ata i rrënoi fare. Janë të gjithë me sytë nga qeveria pas valës së vdekjeve.  Glauk, djali im, dhe pse i vogël e ka kuptuar që s’mund të dalë. Më shumë seç më dëgjon mua dëgjon kartonët të TV që çdo 5 minuta thonë “ne rrimë në shtëpi”. Në shpi mërzitem tej mase.

Në 10 vite s’kam ndenjur kurrë kaq shumë në shpi madje as kur linda, dola xhiro që ditën e 3-të. Sot është ndryshe. Duhet të mendojmë për ata, heronjtë e vërtetë të kësaj lufte; kasieret e marketeve, sanitaret, forcat e rendit dhe mjekët. Deri tani ka 15 mjekë të vdekur. Ata janë luftetarët e vërtetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!