Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Izraeli bllokon shënimin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

Zhurnal Ads

Drejtori i xhamisë, Hefzi Abu Sneineh tha se autoritetet lejuan rreth 500 palestinezë të hynin në xhami

Autoritetet izraelite sot parandaluan më shumë se 2.000 palestinezë të hynin në Xhaminë e Ibrahimit në Al-Khalil për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i xhamisë, Hefzi Abu Sneineh për AA tha se autoritetet lejuan rreth 500 palestinezë të hynin në xhami.

“Më shumë se 2.000 palestinezë u ndaluan të hynin në xhami në një shkelje serioze të lirisë së adhurimit”, tha ai.

Sipas gazetarit të AA-së, qindra palestinezë protestuan në portat e xhamisë.

Kjo masë e Izraelit vjen pas publikimit të karikaturave që fyejnë Profetin Muhamed në Francë, të cilat kanë shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë botën islame si dhe fushata për të bojkotuar produktet franceze.

I nderuar nga muslimanët dhe hebrenjtë, kompleksi i xhamisë besohet se mban vendet e varrimit të profetëve Ibrahim, Isak dhe Jakup.

Pas masakrës së vitit 1994 të 29 adhuruesve palestinezë brenda xhamisë nga ekstremisti hebre, Baruch Goldstein, Izraeli ndau xhaminë midis adhuruesve muslimanë dhe hebrenj.

Al-Khalil në Bregun Perëndimor nën okupim është shtëpia e 160 mijë muslimanëve palestinezë dhe rreth 500 kolonëve hebrenj që jetojnë në një sërë enklavash vetëm hebreje të ruajtura nga trupat izraelite.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Në Itali vaksinimi kundër Kovid-19 do të fillojë më 27 dhjetor

T E

Kina do vazhdojë te mbështesë zhvillimin e APEK -ut

B M

Paralajmërimi i NATO-s: Mos u tërhiqni nga Afganistani!

S.B.

Michel në karantinë pas vizitës së Macron

S.B.

Rusi, afro 500 viktima dhe mbi 27 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

Dy turqit musliman që ishin shpëtimtar në sulmin terrorist në Vjenë

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...