Agjencia Zhurnal.mk

Izraeli drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sërish iu kundërvu formimit të mundshëm të qeverisë së re të pakicës e cila do të mbështetej nga “Lista e përbashkët”.

Netanjahu pohon se ata “dëshirojnë ta fshijnë shtetin e Izraelit”.

“ky është moment kyç në historinë e Izraelit në të cilin ekziston mundësia për disa orë të formohet qeveri e cila do të varet nga ithtarë të terroristëve. Ajo është qeveri për të cilën ëndërrojnë Hamasi, Irani dhe Hezbollahu”, përsëriti Netanjahu.

Në zgjedhjet e 17 shtatorit partia Likud e kryeministrit Netanjahu fitoi 33 vende deputetësh, ndërsa lidhja “Kaltër e bardhë” një mandat më pak, përderisa për qeveri të pavarur nevojiten 61 deputetë nga gjithsej 120 vende në Knesetin izraelit.

Netanjahu e ka mbështetjen e 55 deputetëve të partive djathtiste dhe fetare, ndërsa rivali i tij nga lidhja e partive të qendrës “Kaltër dhe bardhë”, Beni Ganc, ka 54, përfshirë edhe 10 arabë.

Presidenti izraelit, Ruven Ravlin pas zgjedhjeve të shtatorit së pari mandatin për formimin e qeverisë ia dha Netanjahut, ndërkaq pasi që ai nuk arriti të krijojë shumicë parlamentare, mandatin e mori edhe Ganc, të cilit për atë i mbeteshin vetëm dy ditë.

Likudi konservator pohon se qeveria e pakicës, të cilën do ta kryesonte Ganc, me mbështetje të partive arabe, do të ishte “sulm nacional ndaj shtetit të Izraelit”.

Netanjahu të dielën në një tubim partiak tha se deputetët arabë nga lidhja “Lista e përbashkët” synojnë ta shkatërrojnë Izraelin, duke shtuar se për atë shkak formimi i mundshëm i qeverisë së pakicës nga ana e Gancit do të festohet “në Teheran, Ramallah dhe Gazë”.

Në përgjigjen e tij, Ganc, ish-komandant i ushtrisë izraelite, tha se edhe ai ka “disa mospajtime” me anëtarët e “Listës së përbashkët” arabe, por se me ta dakordohet “për disa gjëra”.

Lideri i partisë nacionaliste “Izraeli shtëoia jonë”, Avigdor Liberman, deklaroi se nuk është për kurfarë qeverie të pakicës, as të Netanjahut, as të Gancit, e as nuk është për zgjedhje të tjera, por se zgjidhja është në formimin e “qeverisë së unitetit kombëtar”.

Nëse mandatari i tanishëm Ganc nuk arrin të formojë qeveri. më pas në afat prej 21 ditëve atë do të tentojë ta bëjë cili do deputet, ndërkaq nëse qeveria nuk formohet edhe atëherë, Izraeli do të duhet të shkojë në zgjedhje të treta për më pak se një vit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...