Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Izraeli i kërkon Bidenit fuqizimin e aleancës mes dy vendeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kërkoi presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, të “forcojë” aleancën e kahershme midis dy vendeve.

Sipas Netanyahut kjo është e nevojshme edhe për t’u përballë me kërcënimin që paraqet Irani. “Unë pres të punoj me ju për të vazhduar zgjerimin e paqes midis Izraelit dhe botës Arabe dhe për t’u përballur me sfidat e përbashkëta, përfshirë edhe kërcënimin që paraqet Irani”, tha Netanyahu në një video mesazh urimi drejtuar Bidenit.

Ndërkohë, zëdhënësi i grupit islamik palestinez, Hamas, Fawzi Barhoum, ka thënë se Biden duhet të ndryshojë rrjedhën e politikave të gabuara dhe të padrejta kundër popullit palestinez dhe të vendosë bazat e sigurisë në rajon.

Ai tha se presidenti Trump ka qenë burimi më i madh i padrejtësisë, dhunës dhe ekstremizmit në botë.

Administrata e ish-presidentit, Donald Trump ka negociuar arritjen e marrëveshjeve të normalizimit të raporteve mes Izraelit dhe disa vendeve arabe.

Sekretari i ri i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, gjatë një seance konfirmimi të mbajtur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan më 19 janar, tha se duartroket këto arrije të administratës së kaluar në Lindjen e Mesme.

Postime të ngjashme

Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

S.B.

Varroset me nderime ambasadori dhe truproja e tij që u vranë në Kongo

S.B.

Greta Thunberg merr çmimin e ri prestigjioz

S.B.

Kryeministri armen kërkon përkrahje nga mbështetësit e tij kundër ushtrisë

S.B.

Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

S.B.

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...