Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Izraeli nuk vaksinon të burgosurit palestinezë kundër COVID-19

Kryeministri palestinez Mohammed Istiyye dënoi vendimin e Izraelit për të mos vaksinuar të arrestuarit palestinezë të “sigurisë” në burg kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Istiyye tha pas një takimi javor të kabinetit në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të okupuar se të arrestuarit në burgjet izraelite duhet të vaksinohen nën mbikëqyrjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Media izraelite raportoi se pavarësisht rregulloreve të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministri i Sigurisë Publike Izraelite Amir Ohana urdhëroi që të arrestuarit palestinezë të “sigurisë” në burgje “të mos vaksinohen kundër COVID-19”.

Ndërkohë, krahas grupeve në kuadër të Organizatës për Çlirimin e Palestinës edhe Komiteti i Forcave Kombëtare dhe Islamike, i cili përfshin grupe si Hamasin dhe Xhihadin Islamik, dërgoi një deklaratë me shkrim në zyrat e Kombeve të Bashkuara (OKB)Bashkimit Evropian (BE) dhe zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gaza.

“Të arrestuarit palestinezë në burgjet izraelite janë në rrezik për shkak të epidemisë dhe Izraeli ka refuzuar të vaksinojë të burgosurit”, thuhet në deklaratë, ndërsa theksohet se bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj, të përmirësojë situatën e të burgosurve dhe të bëjë presion mbi Izraelin për t’i liruar ata.

Deklarata gjithashtu bën të ditur se epidemia e COVID-19 kërcënon jetën e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë bën të ditur se 140 palestinezë në burgjet izraelite kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, ka gjithsej 4.400 palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 41 gra, 170 fëmijë dhe 380 të burgosur administrativ.

Postime të ngjashme

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

T E

Irak, sulm me raketë në një bazë usahtarake amerikane

S.B.

Raportet: Gjermania do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë AfD

S.B.

Ministri i Jashtëm Di Maio shpreh solidaritetin e Italisë ndaj Greqisë për tërmetit që tronditi sot vendin

S.B.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban largohet nga grupi i Partive Popullore Evropiane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...