Izraeli regjistron mbi 10,000 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Izraeli regjistroi mbi 10,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë qysh në mes të janarit. Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën vonë se 10,001 rastet e reja u regjistruan në 24 orët paraprake. Në këtë periudhë, 25 pacientë humbën jetën nga koronavirusi.

 

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, në Izrael – vend me 9.4 milionë banorë – janë infektuar pak mbi një milion njerëz. Fushata e vaksinimit atje ka nisur qysh në dhjetor të vitit të kaluar.

Pothuajse 59 për qind e popullsisë është vaksinuar dy herë dhe pothuajse 19 për qind tri herë. Izraeli mbështetet pothuajse plotësisht në vaksinën Pfizer/BioNTech. Në fund të korrikut, ai është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin me dozën e tretë, për të rritur reagimin e antitrupave.

Masa është marrë pasi të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë treguar rënie të mprehtë të efektivitetit të vaksinës në parandalimin e infeksionit, edhe pse ajo vazhdon të ofrojë mbrojtje të madhe nga të sëmurit rëndë. Disa vende të tjera kanë nisur të ndjekin shembullin e Izraelit sa i përket dozës së tretë.

Related posts

Angela Merkel: Duhet të vazhdojë dialogun me talebanët

Redaksia

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

Xi, promovimi i prosperitetit të përbashkët, orientim i rëndësishëm

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com