Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Izraeli sulmoi disa lokacione në Rripin e Gazës

Aeroplanët izraelitë shënjestruan disa lokacione në Rripin e Gazës, pasi forcat palestineze hodhën dy raketa në drejtim të Izraelit gjatë ditës së djeshme.

“Objektivi i sulmit ajror izraelit ishte një fabrikë për prodhimin e raketave dhe vendndodhje për trajnimin dhe akomodimin e ushtrisë që i përkasin Hamasit”, njoftoi ushtria izraelite, raporton theguardian.

Raketat e hedhura nga pala palestineze të premten kishin për qëllim qytetin jugor të Ashkelon, por ato u neutralizuan nga mbrojtja ajrore, njoftoi ushtria izraelite.

Asnjë grup palestinez në Gaza nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa që prishi një armëpushim disa mujor.

Grupet militante palestineze dhe autoritetet izraelite kanë rënë dakord në mënyrë të përsëritur për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, por grupi islamik Hamas akuzon izraelitët për mosrespektimin e detyrimeve të armëpushimit, të cilat përfshijnë lehtësimin e bllokimit të Gazës. projektet e infrastrukturës dhe krijimi i vendeve të punës në këtë fushë.

Postime të ngjashme

Organizata Botërore e Shëndetësisë koronavirusin e Indisë e klasifikon si “variant i shqetësimit global”

N E

Humbin jetën 11 persona gjatë një sulmi të armatosur në Nigeri

N E

Italia gjatë 24 orëve të fundit regjistron 5.080 raste të reja me Kovid-19

N E

Pfizer-Biontech: Nuk ka nevojë të zhvillohet një formulë e re e vaksinave

N E

Në Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e Kovid-19

N E

Kompania Pfizer ka realizuar fitim prej 1,13 miliard euro në tremujorin e parë të vitit 2021

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...