Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Izraelitët në protestë ndaj masave të reja kundër COVID-19, përleshje me policinë

Qindra izraelitë të cilët dolën në protestë në Kudsin Perëndimor, sulmuan forcat policore me gurë dhe gjë sende të tjera të forta, si dhe u vunë flakën kantave të mbeturinave në rrugë

Hebrenjtë ultra-ortodoksë në Izrael, të cilët protestojnë kundër masave të reja të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), mbrëmë janë përleshur me forcat policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra izraelitë të cilët dolën në protestë në Kudsin Perëndimor, sulmuan forcat policore me gurë dhe gjë sende të tjera të forta, si dhe u vunë flakën kantave të mbeturinave në rrugë.

Policia tha se të paktën 17 demonstrues u arrestuan gjatë protestës.

Mes një rritjeje eksponenciale të infeksioneve, Izraeli imponoi një bllokim të plotë që do të jetë në fuqi deri më 14 tetor.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se bllokimi do të hiqet në një proces gradual që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.

Dje, Izraeli regjistroi 4.674 infeksione të reja me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, deri më tani vendi ka raportuar 278.585 raste, përfshirë 1.803 vdekje dhe 215.181 të shëruar.

Postime të ngjashme

Republika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

R Zh

Vizita historike në Irak, Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë sigurinë e të krishterëve

T E

Aksident i rëndë me autobus në Poloni, gjashtë të vdekur

S.B.

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...