Ja çfarë shkruante në letrën e fundit, 15-vjeçarja që i dha fund jetës

nga Xh M

Zbulohen detaje të reja nga letra e gjetur mes sendeve të viktimës 15-vjeçare që i dha fund jetës në Gjirokastër.

Në letrën e gjetur mes sendeve personale të vajzës flitet mbi ndjesitë e saj.

Ajo përshkruan trishtimin që ndien për mënyrën se si vishet ndryshe nga bashkëmoshatarët, dëshirën për të patur veshje më të bukura, për të patur më shumë shoqëri dhr afrimitet me ta.

Vajza ishte tip i mbyllur dhe ndihej e papranuar në shoqëri. Familja ishte në kushte të vështira ekonomike. Si pasojë e një aksidenti në punë, i ati i vajzës nuk punonte prej vitesh dhe kjo ngjarje e kishte rënduar situatën familjare ekonomikisht dhe psikologjikisht.

Letra që mund të jetë edhe pjesë e një ditari, nuk dihet se kur është shkruar, por nuk ishte indicie për veprimin e rëndë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More