Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ja cilat janë kërkesat e Mickoskit në takim me Zaevin

Shkup, 27 mars – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e ditës së hënë me kryeministrin Zoran Zaev do të shkon me kërkesa të qarta për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe formimin e Qeverisë së ekspertëve për të organizuar zgjedhjet lokale. Mickoski është i gatshëm për Qeveri të unitetit kombëtarë në të cilin nuk e sheh ai veten, por thotë se do ta ndihmon të njëjtën me qëllim tejkalimin e krizës ekonomike, shëndetësore dhe politike ën të cilën ndodhet shteti.

“Jo, un nuk po flas për koalicion të zgjeruar. Qëndrimi im ishte se duhet Qeveri ekspertësh e cila do t’i organizon zgjedhjet lokale ose Qeveri për unitet kombëtar e cila do t’i shërben shtetit. Nuk them se unë dua të jem, nuk duhet dhe nuk dua. Do të ndihmoj gjithçka si lider i opozitës që ajo Qeveri të ketë sukses”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në takim do të diskutohet edhe për Kodin Zgjedhor dhe sigurimin e aparateve për regjistrimin e votuesve përmes vijave papilare në gishtërinj. Mickoski duket të jetë tërhequr nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Sipas tij në lojë mbeten tre skenarë.

“Do të bisedojmë. Mund si fillim të jenë vetëm lokalet dhe në bazë të rezultatit tyre edhe parlamentare. Janë tre skenarë: fiton pushteti, fiton opozita ose rezultat i barabartë. Në bazë të kësaj do të dihen hapat e mëtejmë”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për arsye shëndetësore të qytetarëve sot e kërkoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov i cili kohë më parë u shkëput nga grupi parlamentar i LSDM-së, por që vazhdon ta mbështet shumicën parlamentare. Ditë më parë, opozita shqiptare hodhi dyshimet se takimi sipas tyre, monoetnik Zaev-Mickoski ka për qëllim anulimin e regjistrimit të popullsisë dhe ndërtimin e strategjisë së përbashkët kundër propozim-Ligjit për shtetësi.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...