Ja kandidatët për anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së

nga Xh M

Shkup, 28 prill – Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë.

Lazo Tërpkov, Marjan Velevski, Biljana Babiq, Bekim Laçi, Mile Grozdanovski, Muzbajdin Qamili, Davor Pashovski, Maja Sedrak, Burim Ramadani, Patriot Lumani, Ivana Efremovski, Vlladimir Pallashevski dhe Tomisllav Kezharovski, janë kandidatët që do të shkojnë në votim në seancë plenare.

Shtatë prej kandidatëve u propozuan nga VMRO-DPMNE, një nga LSDM, një nga Lëvizja “E di” dhe katër nga VLEN.

Për t’u zgjedhur si anëtarë të këshillit programor të RTVM-së, kandidatët e propozuar duhet të votohen edhe në seancë plenare, për çka nevojitet edhe shumicë e badenterit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More