Agjencia Zhurnal.mk

Ja kur do të kthehet në Shqipëri trupi i pajetë i major Tanushit

Trupi i major Klodian Tanushit do të mbërrijë në Shqipëri mesin e javës së ardhshme. Procedurat mjekësore kërkojnë minimumi 72 orë, çka e bëjnë të pamundur ardhjen e trupit para ditës së martë.

Trupi i Tanushit do niset në Shqipëri me avion ushtarak, njësoj si kolegia e tij e ndjerë Zarife Hasanaj. Ai do të shpallet dëshmor, ku do të zhvillohet edhe ceremonia dhe do t’i bëhen të gjitha nderimet, si një i rënë në detyrë në emër të atdheut.

Familja Tanushi hap dyert e mortit

Lot, dhimbje, trishtim! Familja e major Kodian Tanushit ka hapur dyert e mortit mëngjesin e sotëm, në pritje për të mbërritur trupi i pajetë nga Letonia. Ai do të shpallet dëshmor, ku do të zhvillohet edhe ceremonia dhe do t’i bëhen të gjitha nderimet, si një i rënë në detyrë në emër të atdheut. Ministrja Xhaçka ka qenë sot në shtëpinë e familjes së Tanushi, ku u ka shprehur mbështetjen.

“Me Klodin humbën një djalë të rralle e njeherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe djali ynë. Do i mungojë familjen tonë të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”, tha Xhaçka.

Major Tanushi vdiq mbrëmjen e djeshme, disa ditë pasi u plagos në Letoni gjatë një incidenti në Misionin e NATO-s bashkë me koleget e tij Zarife Hasanaj dhe nëntetarin Julian Kapaj.Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...